34-vjeçari që u godit për vdekje nga vetura në Hajvali punonte në Muzeun e Kosovës 

Një 34-vjeçar ka humbur jetën të mërkurën në Hajvali, pasi u godit nga një veturë, në orët e mbrëmjes. Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa personi i dyshuar (ngasësi i automjetit) me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Muzeu Kombëtar i Kosovës njofton se Albani ka punuar aty, teksa në njoftim shkruan se ai “ishte një djalë i shkëlqyeshëm me plot vullnet për punë e jetë, të tillë do ta kujtojmë gjithmonë!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *