Haxhiu kërkon që Kurti të hetohet nga prokuroria për rastin në Spitalin e Pejës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar që në cilësinë e kryetarit të komisionit ekzekutiv për shëndetësi të hetohet edhe Albin Kurti për rastin e foshnjes në Spitalin e Pejës.

“Skandal pas skandali, keqpërdorim pas keqpërdorimi në sektorin e shëndetësisë, dhe askush nuk jep llogari as përgjegjësi, dhe as ministër nuk kemi”, ka thënë Haxhiu në Kuvend.

“Skandali i fundit i gjymtimit të kufomës së foshnjës së vdekur në lavatriçen e Spitalit të Pejës u bë falë mediave sepse drejtori i Spitalit të Pejës, përgjegjësit e ShKSUK-së, ministria e Shëndetësisë, dhe kryetari i komisionit ekzekutiv për shëndetësi janë përpjekur ta fshehin këtë krim për tetë ditë”.

“Pasi nuk ka as dorëheqje morale, atëherë ftoj prokurorinë e Kosovës të fillojë hetimet nga kryetari i komisionit ekzekutiv për shëndetësi e deri te drejtori i Spitalit të Pjeës, për tentim të fshehjes së krimit”.

“Mungesa e përgjegjësisë dhe e llogaridhënies është shndërruar në normalitet”, tha Kamishi duke iu referuar rastit të Hamide Magashit e cila u vra në oborrin e gjinekologjisë, e për çka Haxhiu tha se nuk ishte ndërmarrë asgjë për të tentuar ta shpëtojnë fëmijën e saj përmes prerjes cezariane.

Ai tha se këto raste u heshtën sikur miliona euro keqpërdorime, dhe sërish e ktheu akuzën që Kosova ende nuk ka ministër të Shëndetësisë.

“Po kërkoj nga ju kryeministër që të jepni dorëheqje nga komisioni për shëndetësi, ta shuani atë komision dhe ta emëroni një ministër sepse atë për çka e keni themeluar atë komision, për të mbuluar dështimet në sektori ne shëndetësisë dhe për ta detyruar Rifat Latifin të japë dorëheqje, e keni arritur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *