Në 33-vjetorin e themelimit, LDK-ja bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku të premten bëri homazhe në varrin e presidentit Ibrahim Rugova, pasi sot shënohet 33 vjetori i themelimit të LDK-së.

Pas homazheve, Abdixhiku i shoqëruar me anëtar të tjerë nga kjo parti, para mediave tha se rruga e presidentit Rugova vazhdon të mbetet e njëjtë dhe ende nuk ka përfunduar.

Sipas tij, Kosova duhet të bëhet shtet anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, për t’i dhënë fund siç tha ai një ëndrre të nisur 33 vite më parë.

“E nisëm këtë ditë për të nderuar presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën, njeriu që themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës. Rruga e presidentit Rugova vazhdon të mbetet e njëjtë. Ky projekt i nisur 33 vite më parë vazhdon dhe ende nuk ka përfunduar, meqenëse Kosova duhet të bëhet shtet anëtar i NATO-s dhe BE-së dhe kështu t’i japim përfundim një ëndrre të nisur 33 vite më parë”, ka thënë Abxhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *