Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli ka munguar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Në këtë Komision pritej që Rizvanolli të diskutonte lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen “Trepça”, raporton Insajderi.
Ministrja është arsyetuar se ka udhëtuar jashtë vendit.
Minatorët e Trepçës ka tetë ditë që janë futur në grevë ndërkohë kërkesat e tyre vazhdojnë të mos përfillen nga Qeveria e Kosovës.
Vetëm në 24 orët e fundit mbi 30 minatorë grevistë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.