VIDEO| I riu që u arrestua për aksidentin me tri viktima në Prizren, voziste veturën deri në 200 km/h në zonë të banuar

Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”. Tri viktimat janë të moshave të reja dhe dyshohet se vdiqën gjatë një gare me automjete.

Deri tani, dy persona janë arrestuar për aksidentin tragjik në Prizren, ku mbetën të vdekur tre të rinjtë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.

Njëri ndër të arrestuarit është Arlind Syla i cili njihet si merakli i shpejtësisë.

Neutral ka siguruar video ku Syla voziste veturën deri në 200 kilometra në orë në zona të banuara.

Për më tepër ai kishte realizuar edhe një intervistë duke folur me përkushtim për veturën e tij të tipit Golf 3 si dhe tregon se është “ndjenjë e mirë kur të tjerët të shohin që ke veturë të vjetër dhe të mbajtur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *