Grabitet i mituri në Prishtinë, një person ia merr iPhone 13

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ku viktimë është një person i mitur, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari i cili tashmë është identifikuar, nën kërcënimin e armës ka arritur që t’ia marrë të miturit telefonin iPhone 13 Pro Max.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në kapjen e personit të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarit dhe të sigurohet prezenca e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *