Shpërthimi i katërt për sot e i treti për sonte ka ndodhur në veri të Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Ky shpërthim ka ndodhur tek vendi i njohur si “Kroi i Vitakut”, në këtë vend dhe më herët është dëgjuar një detonim.
Ndërkohë, pak kohë më parë një shpërthim është raportuar se ka ndodhur pranë shkollës teknike, në përpjetezen tek Lagjja e Boshnjakëve.
Policia e Kosovës ende s’ka dhënë ndonjë përgjigje, në lidhje me rastin.