Vetaksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, vdes një person dhe lëndohet një tjetër

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin m 24 drejtimi i Vërmicës, ku një person ka humbur jetën dhe nje tjetër është lënduar.
Lajmin për Gazetën Neutral.al, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.
Ai ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur mëngesie sotëm rreth orës 06:10.
“Me datën 02.09.2023 rreth orës 06:10, në autostradën Ibrahim Rugova në km 24 drejtimi i Vërmicës, ka ndodhur një vet aksident me lëndime trupore, ku një automjet Suzuki me targa lokale me vozitës mashkull kosovar, dyshohet se ka humb drejtimin dhe është rrokullisur në rrugë, me ç ‘rast lëndime trupore kane pësuar dy persona, njeri prej të cilëve më vonë ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Kelani.
Kelani ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, njësia e hetimeve, kompania për mirëmbajtjen e rrugës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, njësia e hetimeve, kompania për mirëmbajtjen e rrugës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, përderisa janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Policia e Kosovës, vazhdon të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të ju përmbahen kushteve të rrugës, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një siguri më të madhe në trafik dhe në parandalim të aksidenteve”.

/Gazeta Neutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *