Kënga shqipe më e dëgjuar në YouTube, “Bonbon” e Era Istrefi arrin shifër marramendëse

“Bonbon” titullohet kënga që i dha jehonë ndërkombëtare këngëtares kosovare Era Istrefi. Shtatë vjet pas lansimit, kënga ka arritur në shifrën e 900 milionë klikimeve në YouTube.

Këngëtarja ka ndarë lajmin me fansat e saj në rrjete sociale.

“Bonbon” mbetet kënga shqipe më e dëgjuar në YouTube.

Pas hitit, Era pati depërtuar në arenën ndërkombëtare duke arritur deri te performanca në Kupën e Botës të vitit 2018. Pas kësaj, Era u largua përkohësisht nga skena muzikore për t’u kthyer me disa këngë të reja së fundmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *