Policia e Kosovës bën të ditur se janë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve”.
Në njoftimin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, shkruan Arbresh.info
“Të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, njofton Policia.
Në aksionin e zhvilluar nga organet e rendit, të ndihmuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, janë kapur drogë e llojit “Marihuanë” në vlerë prej 70 mijë eurosh.
Operacioni i zhvilluar në fshatin Greikoc të Suharekës është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (S. S.).
Aty janë gjetur dhe konfiskuar:
Pesë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 50.600 Kilogram ( Pesëdhjetë kilogram e 600 gram);
Një pushkë gjuetie dhe 30 fishek;
Një diviar;
Një veturë;
Një telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko;
Një peshore digjitale;
Para të Gatshme, 1 mijë e 425 euro;
Një Iphone 12 pro;
Një telefon Samsung;
Një telefon Iphone XS;
Një Telefon Nokia;
Një veturë BMW.