Eurodeputeti gjerman me kritika të ashpëra për Borrellin: E vetmja pengesë, e cila Borrell përmend është Asociacioni

Gjatë ditës së djeshme në Bruksel u zhvilluan bisedime të reja lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Në këto bisedime nuk pati takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.Të dy këta zhvilluan takime të ndara me liderët evropianë, Olaf Scholz dhe Emanuel Macron e Meloni.

Pas takimeve Borrell tha se puna po vazhdon dhe se për Kosovën dhe Serbinë s’ka zgjidhje tjetër përveç asaj që del nga dialog.

Por lidhur me deklaratën e këtij të fundit ka reaguar eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer.

Butikofer është shprehur i shqetësuar duke thënë se Borrell po i fajëson të dyja palët në mënyrë të barabartë duke mos kujtuar aktin e agresionit serb të 24 shtatorit.

“Kjo është vërtet interesante: 1. E vetmja pengesë, e cila Borrell përmend, është Asociacioni. A nuk kishte pengesa nga pala serbe? A është e drejtë të “harrohet” përmendja e të gjitha akteve të fundit të agresionit serb? 2. Kryeministri Kurti tha publikisht se ishte i gatshëm të firmoste gjithçka që BE-ja vendosi në tryezë, ndërsa Vuçiq refuzoi një gjë të tillë.Pra, pse atëherë bën Borrelli fajëson të dyja palët në mënyrë të barabartë? 3. A i kujtohet Borrellit që Parlamenti Evropian kërkoi heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës? Pse nuk flitet për këtë? Sa shumë pyetje”, ka shkruar Butikofer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *