Azemi: Ikja e të rinjve po vazhdon – nga Bangladeshi erdhën 500 punëtorë, Qeveria s’po bën asgjë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi tha se pas shumë presioneve kanë arritur që paga e punëtorëve teknik në QKUK të rritet nga 275 në 402 euro.

Në një konferencë për medie, ai ka potencuar se ikja e të rinjve po vazhdon dhe se Qeveria nuk po bëjë asgjë. Madje sipas tij, vetëm nga Bangladeshi kanë ardhur 500 punëtorë.

Përderisa tha se Qeveria nuk po bashkëpunon me ta dhe se kërkesat çdo herë po i sheh si kundërshtuese e jo të bazuara.

“Rritja e pagave ne QKUK nga 275 në 402 euro. Pas presioneve sindikale dhe angazhimit të Ministrit të Shëndetësisë. Tregu i fuqisë punëtore është hallakatur, nuk është asgjë e sigurt te ato kompani që si kanë trajtua mirë punëtorët. Edhe sot nuk kemi pagë minimale dhe ajo që e ka propozuar Qeveria është qesharake. Nuk jemi duke bërë asgjë që së paku të zvogëlohet ikja e punëtorëve nga Kosova”.

“Për 9 muaj kemi 20 punëtor të vdekur në vendet e tyre të punës. Kemi ardhje të punëtorëve nga Bangladeshi rreth 500, e të cilët synim kryesor e kanë Kosovën për ikje tranzitore”.

“S’kemi kontrate kolektive, s’kemi sigurime shëndetësore. S’po shohim perspektiv në vendin tonë për të punuar. Qeveria se ka bërë punën më të vogël për parandalim e ikjes se punëtorëve. S’po kemi dialog pothuajse fare si partner me Qeverinë e Kosovës. Gjithçka që kërkohet nga Sindikatat Qeveria e sheh si kërkese kundërshtuese për këtë Qeveri”.

“Punëtoret teknik të komunës së Prishtinës, po paguhen 230 euro. Aspak s’jemi të kënaqur me komunën e Prishtinës lidhur me trajtimin e punëtorëve teknik nëpër shkolla dhe QMF”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *