Gliha: Andorra ekip shumë i vështirë, ata luajnë mbrojtje të ngjeshur

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Primozh Gliha ka folur në një konferencë për shtyp për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, që do të mbahet në Gjermani.

Gliha, mes tjerash për Andorrën ka thënë se do të jetë një lojë e vështirë për shkak siç tha ai, të mbrojtjes së ngjeshur.

“Andorra është ekip shumë i vështirë, ata luajnë mbrojtje të ngjeshur , shumë e vështirë të shënosh gola kundër tyre, në futboll nuk dihet se cfarë ndodhë. Për mua është e rëndësishme që lojtarët nga Superliga e Kosovës të bëjnë paraqitje të mira, në aspektin individual dhe ekipor”, u shpreh Gliha.

“Kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e këtij ekipi. E kemi të qartë, kemi disa probleme në aspektin sulmues, në situatën aktuale e kemi vetëm Albion Rrahmani, është situatë konfuze duke pasë parasysh të gjitha lëndimet që kemi”.

Ai, e përmendi edhe paraqitjen e mirë të Korenicës ndaj Zvicrës, duke mos përjashtur mundësinë që sërish ndonjë lojtar nga Kosova të bëjë një paraqitje të tillë.

“Besoj që e keni parë lojën kunër Zvicrës, e keni parë Meriton Korenicën, nëse dikush nga Kosova që luan kundër Zvicrës, mund të luajë edhe ndaj një kundërshtari si Andorra”.

“Korenica ka luajtur vetëm për shkak të stërvitjeve, nuk ka të bëjë më kundërshtarin apo me Zvicrën, ata që paraqiten mirë në stërvitjeve luajnë”.

“Kemi shumë mungesa, kjo na jep mundësi që t’i testojmë disa lojtarë të ri, duhet ta kemi të qartë, pavarësisht kundërshtarit, flasim për ekipin kombëtar, për këta lojtarë të rinj është një mundësi që a munden të kenë aftësi për nivele të tilla”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *