Radomiroviq publikon disa dokumente, pretendon se Lista Serbe ka keqpërdorur shumë para nga buxheti i Kosovës

Radoica Radomiroviq, zëvendësministri i Ministrisë për Kthim dhe Komunitete ka publikuar disa dokumente me të cilat thotë se ka fakte që Lista Serbe ka zhvatur buxhetin e Kosovës.

Sipas tij janë dy raste të ndara që sipas tij, LS ka keqpërdorur disa para që janë nga buxheti i Kosovës për një jetë më të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Mes tjerash, ai ka publikuar një dokument për te cilin pretendon që janë bërë dallavere në komunën e Leposaviqit për blerje të perdeve në shume prej 15 mijë euro.

E pos kësaj, Radomiroviq thotë se anëtarë të kësaj partie Slavko Simiq dhe Ivan Milojeviq kanë keqpërdorur edhe më herët fondet e Qeverisë së Kosovës.

Me këto fonde, sipas tij anëtarë të LS, siç i quan ai lista e zezë kanë blerë prona të shumta në Serbi e Mal të Zi.

Radomiroviq, thotë se bëhet fjalë për dy raste të ndara të zhvatjes së buxhetit të Kosovës nga serbët e Kosovës.

Zhvatja e parë sipas tij ka ndodhur në vitin 2027 kur është ndërtuar shtëpia e gjuetisë, kurse rasti i dytë blerja e disa perdeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *