Osmani: Le të na sjellin Pashkët shpresë, mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Pashkët.

Ajo ka thënë se kjo festë personifikon dashurinë dhe sakrificën për njerëzimin.

“Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, drejt një të ardhmeje me besim e shpresë, ndaj uroj që secila familje të rrethohet nga dashuria, paqja dhe gëzimi! Festa e Pashkëve shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë, të cilat populli ynë i kultivon në vazhdimësi. Le të na sjellin Pashkët shpresë, mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar! Gëzuar për shumë mot Pashkët!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *