Në një video amatore të publikuar në rrjetet sociale, shihen se në barrikadat e vendosura nga serbët në veri të Mitrovicës, ka persona të armatosur që shihen duke mbajtur kallashnikov në duar.
Videoja e shpërndarë në Twitter nga Istraga B, mund të shihen edhe pakot me shenjat e qendrës “humanitare” ruso-serbe nga Nishi.
Aty shihen persona të armatosur duke qëndruar pranë barrikadave, si dhe u shihen kallashnikovët që i mbajnë pa as edhe drojën më të vogël.
Madje përmes një telefoni dëgjojnë lajmet në gjuhën serbe, kurse pakot me shenjat nga qendra “humanitare” ruso-serbe nga Nishi janë të palosura njëra mbi tjetrën pranë tyre.
Personat e armatosur kishin ndezur zjarr për t’u ngrohur kurse armët gjatë tërë kohës i mbanin me vete.