33-vjeçari në Gjakovë tenton të bëjë vetëvrasje

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një familje në rrugën “Ahmet Korenica” në Gjakovë, ku një 33-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, duke u varur në litar.

Ngjarja tragjike dyshohet se ndodhi në garazhin e veturës së të riut, i cili fatbardhësisht i mbijetoi kësaj ngjarje tragjike.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se i riu u dërgua për trajtim në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”, ku nga mjekët iu ofrua trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Policia është njoftuar nga spitali për rastin, me ç’rast ka ndërmarrë edhe veprimet e nevojshme hetimore, për të mësuar rrethanat e ngjarjes që fatbardhësisht nuk rezultoi me pasoja fatale për jetën e të riut.

Siç mëson Sinjali, Prokuroria tashmë ka nisur hetimet për këtë rast të cilësuar si “Tentim vetëvrasje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *