Osmani për Ahtisaarin: Do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari.

Osmani tha se kryenegociatori për statusin e Kosovës do të mbetet përherë në kujtimet e popullit kosovar.

Shkrimi i plotë:

Sot iku nga kjo botë një figurë madhështore e skenës globale politike, kryenegaciatori për statusin e Kosovës, ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari.

Presidenti Ahtisaari ishte njeriu që tërë jetën e tij ia kushtoi paqes, diplomacisë dhe të mirës për njerëzimin dhe që pati ndikim të jashtëzakonshëm për të tashmen dhe të ardhmen tonë!

Ai skaliti kornizën e shtetit tonë, teksa emri i tij do të mbetet përherë në analet e historisë së Republikës së Kosovës.

Paqebërësi dhe vizionari do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *