Është arrestuar një grua në Ferizaj, pasi e njëjta e kishte sulmuar një zyrtare policore e cila ishte duke u marrë me një rast.
Sipas policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.