Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në vendin e ngjarjes në Bruksel, ku pritet të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministren italiane, Giorga Meloni
Kurti është parë duke hyrë në hapësirat e një hoteli, ku ka filluar takimi tashmë.
Kryeministri i Kosovës është paraparë që t’i takojë liderët e shteteve evropiane nga ora14:00, ndërsa nga 14:30, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ndërkohë, pak para takimit, emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka deklaruar se ka pritshmëri të mëdha për takimin.
“Ne nuk negociojme më mënyrën “Merre ose lëre, kjo duhet të jetë pajtim mes dy palëve në të cilën jemi duke iu ndihmuar.” – citohet se ka thënë ai për “Kanal10”.
Ndërkohë, dje në një konferencë për media, zëdhënësi Peter Stano ka konfirmuar se kryediplomati Josep Borrell në takimin e sotëm të Këshillit Evropian do t’i njoftojë liderët për situatën aktuale mes Kosovës e Serbisë.