Këshilltarja e Ministrit për Kthim dhe Komunitete, Rada Trajkoviq u ndalua përsëri dje në kufirin Kosovë-Serbi.
Gjatë ditës së sotme u njoftua se gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë dhe se në ndalimin e saj nuk po trajtohej mirë.
Para pak minutash, në llogarinë zyrtare të Trajkoviqit në Twitter, postoi vajza e saj, e cila dha detaje mbi shëndetin e së ëmës.
“Ky mesazh është shkruar nga vajza e Rada Trajkoviqit.
Mami sapo është transferuar me ambulancë në Prokuplje, pasi shëndeti i saj është përkeqësuar papritur. Ekzaminimi tregon shenja të hershme të pneumonisë.
Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj dhe do t’ju mbajmë të përditësuar për statusin e saj” ka shkruar ajo në Twitter.
E bija ka publikuar edhe një fotografi të Rada Trajkoviqit, në shtratin e autoambulancës dhe me tuba të oksigjenit në hundë.