Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura në lëvizje, njëra prej të cilave veturë e Policisë së Kosovës.
Si pasojë e këtij aksidenti, të lënduar kanë mbetur katër persona, dy prej të cilëve zyrtarë policorë.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeit.
Ajo ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje ( njëra nga to veturë e policisë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona ( dy nga ta zyrtar policor). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.