Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, ka njoftuar opinionin publik se sot rreth orës 19:00 në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri, G.H.
I njëjti ishte i vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe ka qenë duke u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet paraprake me të cilat është pranuar.
Nga data 19.07.2023 ishte dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, i njëjti ka ndrruar jetë.
Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.