Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në platformën X ka thënë se veprimet e kryera nga grupi terrorist Hamas kundër Izraelit na kujtojnë tmerret e kryera nga grupi terrorist ISIS.
Hoxhaj ka thënë se si një mik i Izraelit dhe me Kosovën duke qenë aleate e fortë e këtij shteti, Kosova qëndron fort përkrah Izraelit në luftën e tij kundër terrorizmit.
“Si një mik i Izraelit dhe me Kosovën duke qenë një aleate e fortë e Izraelit, ne qëndrojmë fort përkrah Izraelit në luftën e tij kundër terrorizmit dhe të drejtën e tij legjitime për të mbrojtur popullin, shtetësinë dhe sigurimin e tyre”, shkroi Hoxhaj.
Sipas tij, veprimet terroriste të kryera nga Hamasi kundër Izraelit dhe popullit të tij janë thellësisht shqetësuese dhe të kujtojnë tmerret e kryera nga ISIS-i.
“Veprimet terroriste të kryera nga Hamasi kundër Izraelit dhe popullit të tij janë thellësisht shqetësuese dhe të kujtojnë tmerret e kryera nga ISIS-i. Unë besoj fuqishëm se nuk mund të ketë kompromis kur bëhet fjalë për luftimin e terrorizmit. Mendimet e mia janë me Izraelin dhe familjet e viktimave”, shkroi Hoxhaj në platformën X.