Takohen për herë të parë pasardhësit e Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit

Adnan Merovci, ish-bashkëpunëtori shumëvjeçar i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme për herë të parë janë takuar pasardhësit e Rugovës e Adem Demaçit.

Siç bëhet e ditur në postimin e tij në rrjetin social “Facebook”, djali i Demaçit, Shqiptari është mirëpritur në Velani nga gruaja e presidentit Rugova, Fanë Rugova, dy djemtë e tyre, Mendimi e Uka si dhe nga vajza, Teuta.

shqiptar demaci rugova

“Dr. Shqiptari, biri i Adem Demaçit u shpreh se ndjehet i nderuar që po viziton familjen e Presidentit Rugova, teksa shtoi se komunikimet e tyre janë të një rëndësie të veçantë që nderojnë punën e paraardhësve të  tyre”.

“Dr.Shqiptar Demaçi theksoi se raportet në mes presidentit Rugova dhe Adem Demaçit kanë qenë korrekte dhe në shumë raste janë keqinterpretuar nga dashakeqësit”, thuhet në njoftimin e Merovcit.

shqiptar demaci rugova

Ai tha se ky takim shërben për të vërtetuar këto keqinterpretime, dhe shtoi se “Rugova dhe Demaçi janë në disponim dhe komunikim të shkëlqyeshëm në amshim”.

“Ne jemi këtu bashkë për ta vërtetuar këtë dhe ftoj të gjithë njerëzit që kanë dilema të jenë të qetë, sepse tani Rugova dhe Demaçi janë në disponim dhe komunikim të shkëlqyeshëm në amshim”, citohet të ketë thënë ndër tjera Shqiptari në këtë takim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *