Klubi i madh italian e do Albion Rrahmanin

Albion Rrahmani është duke shkëlqyer në fanellën e Rapidit të Bukureshtit.

Ylli kosovar i ka realizuar 19 gola dhe i ka bërë 4 asistime në të gjitha garat deri tash në këtë edicion me ekipin rumun.

E kjo ka bërë që 23 vjeçari të bëhet objektiv i klubeve të mëdha evropiane.

Menaxheri i futbollistëve, Serxhio Mezi, opinionist në “1 Station Radio” zbulon se interesim për ish-futbollistin e Ballkanit ka shfaqur Napoli.

Gjithashtu, ai tregon se kampioni i deridjeshëm italian ka shprehur interesim edhe për sulmuesin tjetër shqiptar, Armando Broja, i cili është në pronësi të Chelseat, e që aktualisht është i huazuar në Fulham.

Ndër të tjera, menaxheri në fjalë zbulon se Napoli është i interesuar edhe për qendërmbrojtësin kosovar, Ardian Ismajli.

Përfaqësuesi shqiptar po shfaq stabilitet në fanellën e Empolit në Serie A.

Në fund, Mezi u shpreh i bindur se Amir Rrahmani do të qëndrojë në klubin “Azzurro”, përkundër interesimit të Atletico Madridit dhe Atalantës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *