Spitali i përgjithshëm në Pejë ka konfirmuar se dje ka ndodhur një incident në mes të dy të punësuarve në spital, shkruan Gazeta Express.
Në njoftimin e tyre thuhet se ende nuk i kanë të gjitha informacionet e duhura për këtë rast.
Ndërkaq, ata njoftuan se këtë rast do ta trajtojnë sipas ligjeve.
“Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka pasur një incident ku kanë qenë të përfshirë dy të punësuar të Institucionit tonë. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh keqardhjen për rastin që ka ndodhur dhe poashtu thekson se është në proces të mbledhjes së të dhënave për tu njoftuar për të gjitha detajet. Dje ky proces nuk ka mundur të kryhet sepse dy të punësuarit tonë të përfshirët në këtë rast kanë qenë në organet e hetuesisë dhe ne nuk kemi ende të gjitha informacionet e duhura. Pas mbledhjes së informacioneve ky rast do të trajtohet sipas akteve normative në fuqi”, thuhet në njoftim.