Fansja humbet ndjenjat në koncert, Meda ndërpret performancën për ndihmë

Mbrëmjen e kaluar, këngëtari i njohur i muzikës shqiptare, Meda ka qenë i pranishëm në një koncert në Londër, dedikuar kjo “Festës së Gruas”. Teksa ka qenë në skenë duke performuar, një fanse e tij, ka humbur ndjenjat, duke shkaktuar një panik tek gjithë të pranishmit.

Meda ka ndërprerë menjëherë performancën e tij dhe ka zbritur nga skena, duke i ofruar ndihmën e menjëherëshme vajzës.

Në një video që ka po qarkullon në rrjetet sociale, këngëtari shihet teksa e ka marrë në krahë fansen dhe e dërguar në një ambjent më privat për t’i ofruar ndihmën e parë.

Ky gjest është vlerësuar shumë nga fansat e artistit, duke komentuar pozitivisht gadishmërinë e tij për të qenë pranë fanses në ato momente të vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *