Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Shefqet Shkupi”. Sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.
Siç merr vesh Sinjali, 28-vjeçari ka ndërruar jetë në afërsi të objektit ku banonte.
Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor, ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.