Krasniqi: Pushteti ka dështuar në Kuvend, shumë nga ligjet e miratuara në kundërshtim me Kushtetutën

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka shpërndarë një video ku ka vënë një nga të gjeturat e Komisionit Evropian në raportin për Kosovën.

“Kuvendi i Kosovës ka dështuar shpeshherë të votojë projektligje, si dhe ka dështuar të ketë kuorum në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancat plenare, edhe pse Qeveria aktuale vazhdon ta ketë numrin më të madh të deputetëve në Kuvend”, thuhet në citatin e vënë në video.

Ndërkaq, Krasniqi ka shkruar se shumë prej ligjeve të miratuara kanë dalë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Pushteti ka dështuar edhe në Kuvend – në seanca plenare e në Komisione Parlamentare. Edhe nga ato ligje të miratuara, shumë prej tyre, si asnjëherë më parë, kanë dalë në kundërshtim me Kushtetutën. Paaftësi e skajshme – pushtet i dobët!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *