Ditët në vijim, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk do t’i ketë fare të lehta. E para e shtetit do të duhet të vendos për shtyrjen ose jo të zgjedhjeve që pritet të mbahen më 18 tetor në veriun e vendit. Për këtë çështje ka nisur edhe presioni ndërkombëtar.
Për këtë çështje Osmani pritet t’i mbledh sot liderët e partive politike për një takim konsultativ. Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, takimi do të fillojë rreth orës 14:30.
Burime të Sinjalit brenda AAK-së bëjnë të ditur se ende nuk kanë dorëzuar konfirmim për pjesëmarrje në takim. Derisa shprehen skeptik për pjesëmarrje.
Ndërsa nga PDK dhe LDK bëjnë me dije se do të marrin pjesë në takim.
Ndryshe, ky takim vjen pas tensionimit të situatës në veri dhe kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtyerjen e zgjedhjeve të 18 dhjetorit.