Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është sulmuar seksualisht një grua në Podujevë, ndërsa pas intervistimit të të dyshuarit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur më 8 dhjetor 2022, në ora 18:00.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe nuk ka pranuar që është takuar me viktimën në intervalin kohor të pretenduar nga viktima”, thuhet në raport.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.