Mot më i butë po parashihet për ditët e fundjavës, me temperatura ndjeshëm mbi vlera mesatare. Priten edhe të reshura shiu, që ka gjasa të jenë më të vazhdueshme mbrëmjen e së shtunës duke kaluar në natën e së dielës. Gjatë ditës së diel pasdite mund të ketë edhe rrebeshe shiu, aty këtu me bubullimë.
Ditën e hënë ndryshim i situatës. Temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme, derisa reshjet e shiut deri në mbrëmje shndërrohen edhe në borë. Reshjet e borës mund të formojnë shtresë dëbore edhe përgjatë pjesëve të ulëta nga rrafshi i Kosovës. Ditën e martë me kthjellime, e të mërkurën reshje bore në mëngjes duke u përzier edhe me reshje shiu deri në mesditë.
Cilësia e ajrit mund të ketë përmirësim në fundjavë, ku kalon në indeks me vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm në periudha qetësie vlerat e çastit rriten në të dobëta.
10.12 – Kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me riga lokale shiu. Në mbrëmje reshje më të vazhdueshme shiu.
11.12 – Kryesisht me vranësira. Pasdite priten edhe rrebeshe shiu, aty këtu të shoqëruara me ndonjë bubullimë.
12.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje shiu, që me rënie të temperaturës deri në mbrëmje shndërrohen edhe në reshje bore.
13.12 – Ngrica në mëngjes. Ditën më shumë diell.