Për të kundërshtuar vizitën në Kosovë të kryetares së Speciales, Ekaterina Trendafilova, Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një protestë.
Protesta është duke u mbajtur pranë hotelit “Sirius” në Prishtinë, ku Trendafilova ka mbajtur një takim me përfaqësues të shoqërisë civile.
Gjatë kësaj proteste, PSD ka hedhur gaz lotsjellës. Gazetarja e Ballkani.info që ndodhet në terren raporton se pas ndërhyrjes së njësisë speciale është arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivisti, Noli Nushi…