Elita e futbollit kosovar rikthehet këtë vikend pas pushimit dy javor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
Ndeshja kryesore do të jetë në Podujevë aty ku ndeshen Llapi e Drita dy rivalët kryesorë të Ballkanit në luftë për titullin e kampionit, shkruan Ballkani.info.
Llapi e Drita ndajnë pozitat dy dhe tre në tabelë me një pikë dallim dhe përballja ndërmjet vete do të sqarojë shumë gjëra në vazhdim.
Sfidë joshëse është edhe ajo ndërmjet rivalëve fqinjë Ballkanit e Lirisë ku pritet një atmosferë e mirë në stadium, edhe pse kampini në fuqi është favorit i madh në këtë përballje. Më poshtë gjeni orarin e plotë të ndeshjeve të javës së 10-të të cilat nisin nga ora 13:00.