“Shefin e diplomacisë daneze e njoha me zhvillimin më të rrezikshëm të situatës në Kosovë, duke theksuar se ngjarjet e fundit janë rezultat i terrorit që është bërë ndaj popullatës serbe atje për nje kohe e gjate”, ka thënë Vuçiq, sipas komunikatës nga Presidenca serbe.
Presidenti serb këtë thirrje e bëri gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Rasmussen.
Katër ditë pasi grupi terrorist serb sulmoi dhe vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri thirrje për tërheqjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.
“E përsërita kërkesën që sigurinë në veri të Kosovës ta marrin pjesëtarët e KFOR-it, i cili ka kapacitete për të parandaluar veprimet e dhunshme të Prishtinës”, citohet të ketë thënë Vuçiq.
Sipas presidentit serb, shteti i tij “është i gatshëm të punojë në vazhdimin e dialogut e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.
Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist serb i maskuar dhe i armatosur, teksa forcat e rendit po tentonin të largonin barrikadat që ishin vendosur në një rrugë në fshatin Banjskë të Zveçanit – një prej katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe. Me këtë rast u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe një tjetër u plagos.
Grupi i armatosur – që sipas autoriteteve përbëhej prej rreth 30 personash – më pas u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku gjatë gjithë të dielës u përlesh me policinë.
Policia dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë thënë se udhëheqës dhe pjesëmarrës i këtij sulmi ishte Millan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Ja si mund të mbani në kontroll mykun e këmbëve në kushte shtëpie
Shtëpitë e të Moshuarve të sapondërtuara me jetesë të pavarur – ia vlen t’i hidhni një sy
Jetesa e të Moshuarit | Kërko reklama
Për pjesëmarrjen e Radoiçiqit – i cili është nën sanksione amerikane dhe kërkohet në Kosovë për frikësimin e dëshmitarëve në rastin gjyqësor të njohur si Brezovica – Sveçla ka publikuar edhe një video të incizuar me dron, që tha se e shfaq zyrtarin e Listës Serbe në Banjskë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 27 shtator se Radoiçiq gjendet në Serbi dhe ai do të merret në pyetje nga organet serbe. Aktualisht, katër persona janë të arrestuar për ngjarjet në Banjskë, teksa Policia ka ekspozuar më 25 shtator armë dhe pajisje të tjera që ka thënë se janë konfiskuar në këtë fshat.