Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë brenda oborrit të QKUK-së.
Në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se një akt i tillë, kundërshton traditën shqiptare.
Po ashtu theksoi se nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim si shoqëri.
“I tronditur nga lajmi për vrasjen makabre që ndodhi në QKUK. Ky akt i shëmtuar dhe qyqar, kundërshton traditën tonë shqiptare dhe vet logjikën njerëzore. Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim i joni si shoqëri, në të gjitha nivelet, që të tilla tragjedi të parandalohen e të mos i përjetojmë asnjëherë. Ndajmë dhembjen me familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Gruaja shtatzënë e cila ka humbur jetën, është qëlluar me armë zjarri nga një person i cili dyshohet se është ish bashkëshorti i saj.