Zelensky: Rusia po planifikon sulme të reja në jug

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se Rusia po planifikon sulme të reja në jug të vendit. Në përditësimin e tij të fundit në Telegram lideri ukrainas shkruan se Rusia po përgatitet për një ofensivë të re në rajonin e Donetskut dhe kërkon që të përparojë në Luhansk.

“Pavarësisht humbjeve jashtëzakonisht të mëdha ruse, pushtuesit ende po përpiqen të avancojnë në rajonin e Donetskut, të fitojnë terren në rajonin e Luhansk, të përparojnë në rajonin e Kharkiv, ata po planifikojnë diçka në jug. Por ne po durojmë dhe më e rëndësishmja është se ne nuk do të lejojmë armikun të përmbushë synimet e tij”, ka shkruar ai.

Zelenskyy ka bërë vazhdimisht thirrje për mbështetje nga NATO dhe vendet perëndimore. Ndërkohë një ngjarje e rëndë u shënuar ditën e sotme në ambasadën e Ukrainës në Spanjë ku një shpërthim me bombë la të plagosur një punonjëse që hapi dosjen brenda së cilës ishte lënda shpërthuese. Kievi ka bërë thirrje për një rritje të sigurisë në selitë diplomatike kudo në botë pas sulmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *