Kurti : Për pak ditë do të dorëzojm aplikimin për antarsim në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistën e tij përgazetën e njohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung ka thënë se Kosova do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor.

Në intervistën e shumëpërfolur të kryeministrit Albin Kurti për Frankfurter Allgemeine Zeitung ai ka bërë të njohur se Kosova do të jetë në mesin e shteteve të Ukrainës, Moldavi së dhe Gjeorgjisë që do të dorëzojnë aplikimin për anëtarësim.

Qëllimi i kompromisit të fundit në “krizën e targave” ishte që Serbia dhe Kosova të fillonin shpejt negociatat “për një normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

Gjithashtu Kurti foli rreth marrëveshjes së fundit më Serbinë ku anulua zbatimi për implementimin e fazës së dytë të vendimit për targat, që përfshinte dënimin e shoferëve më targa ilegale KM.

E si shkëmbim për këtë, Serbia ra dakord të ndalojë lëshimin e targave ilegale KM, SRB etj.

Qëllimi i kompromisit të fundit në “krizën e targave” ishte që Serbia dhe Kosova të fillonin shpejt negociatat “për një normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

“Ne kemi rënë dakord që të mos zbatojmë vendimin tonë për penalizimin e drejtuesve të automjeteve me targa të paligjshme serbe. Serbia ka rënë dakord të ndalojë lëshimin e targave të trashëguara nga regjimi i Slobodan Millosheviqit. Këtë e bëmë jo vetëm për të de-përshkallëzuar, por edhe për të krijuar një mundësi për fillimin e shpejtë të negociatave për një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se “Këto duhet të përfundojnë përpara pranverës 2023. Ky ishte qëllimi i vërtetë i kompromisit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *