Arabët i bashkohen thirrjeve shoviniste serbe pozojnë me flamurin ku harta e Kosovës ngjyroset me flamurin e Serbisë

Para disa ditësh është bërë virale skandali i kombëtares së Serbisë, lojtarët e së cilës vunë në zhveshtore një flamur ku shihej harta e Republikës së Kosovës, me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.

Krejt kjo ngjarje ndodhi para ndeshjes që Serbia kishte me Brazilin në “Kampionatin Botëror 2022” që po mbahet në Katar, shkruan lajmi.net.

E fotoja e realizuar brenda zhveshtores së lojtarëve serbë, u bë virale dhe ngjalli reagime të shumta.

Por, kjo si duket nuk ka penguar edhe fansat e Arabisë Saudite, të cilët në një foto të shpërndarë në Twitter, shihen duke mbajtur flamurin e lartcekur së bashku me fansa të tjerë para një stadiumi.

Pas këtyre zhvillimeve, FIFA ka nisur procedura hetimore ndaj Serbisë për veprimin e lojtarëve të saj. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *