Grabitje e Armatosur në një market në Lluzhan të Podujevës

Një vjedhje në një market në fshatin Lluzhan të Podujevës ka ndodhur të dielën.

Persona të panjohur nën kërcënimin e armës kanë vjedhur cigare, alkoool ndërsa punëtorit të sigurimit i kanë drejtuar armën.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit kanë qenë të maskuar, e në dyqan janë futur nga pjesa e pasme.

Për shkak të shqetësimeve, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit u tha se janë larguar në drejtim të panjohur.

Për rastin po zhvillohen hetime.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimën mashkull kosovar, i cili ka deklaruar se, derisa ishte në vendin e tij të punës në një market si punëtor sigurimi, persona të panjohur të maskuar dhe armatosur (nga pjesa mbrapa marketit) pasi kanë depërtuar me forcë në market, kanë vjedhur cigare dhe alkool, ndërsa viktimës dyshohet se ia ka drejtuar armën/pistoletën por nuk kanë shkrepur. Viktima për shkak të shqetësimeve ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *