Armend Mehaj ka vizituar sot familjen dëshmorit Husen Mulla në Shishpan të Tropojës.
Me këtë rast, Mehaj ka thënë se kontributi i secilit dëshmor i cili ka dhënë jetën për lirinë e Kosovës do të vlerësohet dhe nderohet gjithmonë.
Në prag të festës së 28 nëntorit, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që dhanë kontribut për lirinë e atdheut.
Në Markaj të Tropojës, vizituam familjen e dëshmorit Bylbyl Breçani. Kufirin na e vendosën padrejtësisht mes nesh, po të na ndajnë nuk arritën asnjëherë. Prandaj kur Kosova gjindej në tymë e flakë, menjëherë vëllezërit e motrat tona u nisën dhe u bashkuan në krah të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të guximshëm e të vendosur, gjithmonë ishin ndër luftetarët më të dalluar. Lufta për lirinë e Kosovës është dëshmi se bashkë, vetëm bashkë mund t’ia dalim.
Mirënjohje për jetë!, shkroi ai përmes Facebook.