​Haxhiu flet për masat që së shpejti do të hyjnë në fuqi ndaj dhunuesve

Në Komunën e Gjilanit, gra dhe vajza u mblodhën në teatrin e qytetit për të bashkëbiseduar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetarin e komunës, Alban Hyseni rreth dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.

Në këtë aktivitet u shpreh gatishmëri e përgjithshme qytetare që të angazhohen në informimin qytetar lidhur me raportimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Ministrja Haxhiu foli lidhur me hapat që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë, për trajtimin e viktimave të dhunës, si dhe masat që së shpejti do të hyjnë në fuqi përmes Kodit Penal, ndaj dhunuesve.

“Iniciativa të shumta do të kontirbuojnë që dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore të minimizohet. Në këtë takim u zhvillua bashkëbisedim frytdhënës ndërmjet të pranishmeve dhe ministres së Drejtësisë”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *