FIFA ka reaguar ndaj Sërbisë për flamurin e Kosovës në dhomën e zhveshjes

Federata serbe e futbollit u akuzua nga FIFA të shtunën për varjen e një pankarte politike për Kosovën në dhomat e zhveshjes përpara se të luante me Brazilin në Kupën e Botës.

Pankarta tregonte ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe hartën e territorit të Kosovës në mes me mbishkrimin “S’ka dorëzim”, raporton AP.

Fotot e banderolës së vendosur mbi dollapët e Milosh Velkoviqit dhe Andrija Zhivkoviqit qarkulluan përpara humbjes 2-0 të ekipit ndaj Brazilit të enjten në Katar.

Federata e Futbollit të Kosovës u ankua zyrtarisht në FIFA dhe ministri i saj i sportit, Hajrulla Çeku, e përshkroi imazhin si tentativë për të shfrytëzuar Kupën e Botës për të promovuar “mesazhe urrejtjeje, ksenofobie dhe gjenocidale”.

FIFA citoi një pjesë të kodit të saj disiplinor që mbulon sjelljen e pahijshme, duke përfshirë “gjestet, shenjat ose gjuhën fyese” dhe “përdorimin e një ngjarjeje sportive për demonstrime të një natyre josportive”.

Organi drejtues i futbollit nuk dha një afat kohor për një vendim, megjithëse Serbia do të luajë të hënën kundër Kamerunit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *