Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në bisedimet e zhvilluara të mërkurën në Bruksel, Kosova ka arritur qëllimin e saj që propozimi franko-gjerman të bëhet çështje në procesin e dialogut me Serbinë.
Kurti, në një fjalim në Kuvendin e Kosovës të enjten, ka thënë se propozimi franko-gjerman nuk ishte i përfshirë në dokumentin e prezantuar të hënën gjatë negociatave mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Të hënën më është ofruar një dokument si dakordim i përbashkët që ka pasur 95 fjalë dhe fjalët e Francës dhe Gjermanisë nuk kanë qenë askund dhe nuk i referohej propozimit franko-gjerman, përveç çështjet së targave të çështja e këtij propozimi, nuk duhet propozimi, por do të zgjidhet çështja e targave sipas atij propozimi pa thënë franko-gjerman. Ndërkaq, dokumenti i djeshëm ka pasur 194 fjalë, krejt i ndryshëm. Ata që thonë se ajo që nuk u pranua të hënën u pranua të mërkurën, nuk po e dinë për çka po flasin. Ishte tekst më i madh ky i mbrëmshmi dhe nuk është marrëveshje, por dakordim”.
“Është deklarata e Borrellit ajo që u bë mbrëmë, u ndryshua deklarata e Borrellit, ne nuk kemi ndryshuar qëndrim, Borrelli ka ndryshuar deklaratë”, tha Kurti.