Dhunohet seksualisht e mitura nga Vitia

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një rast dhunimi që ka ndodhur në tetor në qytetin e Vitisë.

Viktima femër (e mitur) ka raportuar dje në polici rastin e dhunimit që i kishte ndodhur derisa kishte qenë për vizitë te motra e saj.

“Viktima femër kosovare (e mitur) me 23.11.2022 ka raportuar se gjersa ishte në vizitë te motra e saj, është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar”, njofton policia përmes raportit 24 orësh. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *