Muhaxheri : Po paraqitemi nga tereni,Lumbardhi nuk rrezikon

Kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri ka dalur në terren.

“Po paraqitem nga terreni. Janë vërtet reshje të mëdha tash e sa ditë. Lajmi kryesor për qytetarët është se Lumbardhi nuk rrezikon. Dy arterie i kemi më të ndjeshme e të cilat shumë shpejt do ti kthejmë në kontroll. Pika e ‘Asllan Çeshmës’ e cila duket se ka sjellë ujin në qendër dhe pika e kanalit të Zatrave këtu në ‘Karagaç’. Përgjithësisht situata është nën kontroll dhe normal jemi në terren”, tha Muhaxheri për ‘RADIO 1’.

Muhaxheri ka apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar në lëvizje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *