Osmani : Serbia po përpiqet ta destabilizojë Kosovën përmes Veriut

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova e konsideron Italinë si një partnere, me të cilën synon thellimin e marrëdhënieve bilaterale në shumë fusha.

Osmani ka mirëpritur idenë e palës italiane për organizimin e një forumi të përbashkët ekonomik ndërmjet bizneseve të dy shteteve.

Sipas presidentes Osmani, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në fushën e reformave në drejtësi dhe zbatimin e sundimit të rendit e ligjit.

Presidentja Osmani ka Kosova përkushtimin e për paqe, sigurinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë territorin e Republikës. Në këtë kontekst, ka potencuar se për sukses të procesit të dialogut, për sa i përket atyre që janë palë të përfshira.

Më tej, Presidentja Osmani nënvizoi se përfundimi i dialogut duhet të jetë njohja reciproke. Në këtë frymë, Presidentja Osmani theksoi se procesi i dialogut nuk duhet lejuar të përdoret si instrument në Serbi për të minuar rrugën euroatlantike të Kosovës.

Sipas Osmanit, Serbia po përpiqet që nëpërmjet strukturave ilegale në veri të vendit ta destabilizojë Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *