Ky është i riu që dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën kadeti i Policisë në Klinë

Dje në orët e para të mëngjesit në fshatin Jashanicë të Klinës si pasojë e një aksidenti tragjik në komunikacion, humbi jetën kadeti i Policisë së Kosovës, Flordian Shabaj. Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin e rëndë, fillimisht ishte arratisur nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.

Por pas veprimeve hetimore të Policisë, i dyshuari është arritur që të arrestohet. Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për 20-vjeçarin, Arton Duraku.

Duraku pas arrestimit është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Rrezikim i trafikut publik’ dhe ‘Mosdhënie ndihme e personit të lënduar’.

Me urdhër të prokurorit, 20-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndryshe, Shabajt sot iu dha lamtumira e fundit. Varrimi i të ndjerit është bërë sot në ora 13:00 në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *