Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se në bisedimet me kryeministrin e Kosovës, për çështjen e tagave, nuk është arritur asnjë marrëveshje.
“Për arsye të paqarta, nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”, tha Vuçiq pas bisedimeve disaorëshe.
“Nuk do të jetë një periudhë e lehtë”, deklaroi Vuçiq, duke paralajmëruar se këtë javë do t’i drejtohet publikut serb.
Në Bruksel ka përfunduar takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.